Ja si agjentët e shërbimit sekret e dinë nëse je duke mbajtur armë (FOTO)

Ka shumë shenja të cilat ua mundësojnë të dini nëse një person është duke mbajtur një armë, dhe Shërbimi Sekret i SHBA-së i din shumicën nga këto.

Fun

25/02/2016 12:49

 

Si ruajtës të presidentit, agjentët e Shërbimit Sekret janë vazhdimisht duke e skanuar turmën e njerëzve.

Pasi që pistoletat dhe thikat mund të fshihen shumë lehtë në xhep, është e domosdoshme të shikoni për indikator tjerë të cilat e zbulojnë nëse dikush është i pasur, transmeton lajmi.net.

Gjëja e parë që e bëjnë agjentët është ta zbulojnë nëse dikush është djathtak apo majtist.

Pasi që e gjejnë ‘anën më të fortë’, agjentët tani mund të shikojnë më qartazi nëse dikush është duke mbajtur armë, dhe e dinë se në cilën pjesë do ta mbanin.

Thuhet se unazat apo edhe orët e dorës, ose edhe mënyra se si dikush e ndezë cigaren, janë indikatorë të asaj se cila është ana dominuese e një personi.

Zakonisht, njerëzit që mbajnë armë herë pas here e kanë një ‘ndjenjë të sigurisë’, e cila i shtyn ata ta prekin armën për tu siguruar që është ende aty, këtë e bëjnë qoftë me vetëdije qoftë pa vetëdije, transmeton lajmi.net.

Gjithashtu, ata shikojnë edhe për lëvizje anormale trupore, pasi që kur dikush është duke mbajtur armë nuk lëvizë shumë dhe mundohet të duket si një njeri i zakonshëm.

Mirëpo, për sytë e trajnuar mirë, kjo gjë zbulohet shumë lehtë, raporton lajmi.net.

Indikatorë për këto mund të jenë kur armë mbajtësi ulet, përkulet, del apo hyn në veturë etj., e kjo e shkakton ‘ndjenjën e sigurisë’, që i bën ata të sigurohen që arma nuk ka rrëshqitur…

Gjithashtu edhe veshja e çuditshme është indikatorë që dikush mund të jetë armë mbajtës, sidomos nëse dikush duket më i zakonshëm sesa që duhet. /lajmi.net

taxi driver