Ja shkaqet pse i dashuri juaj nuk e pranon kurrë gabimin

Përse veprimi i të kërkuarit falje është i rëndësishëm?

Lifestyle

08/05/2017 18:45

Një falje mund të konfirmojë ndjenjat tona, zvogëlimin e stresit që ne përjetojmë në një moment në marrëdhëniet tona, për të shmangur një luftë dhe për të sjellë faljen. Pra, pse është kaq e vështirë për disa meshkuj të pranojnë gabimet e tyre dhe të kërkojnë falje?

Sipas sondazheve të konfirmuara atë që gratë e njohin për një kohë të gjatë, meshkujt nuk thonë lehtë fjalën ‘Me vjen keq’ apo ‘Më fal’ për pesë arsyet e mëposhtme:

1. Nuk besojmë se duhet të kërkojnë ndjesë: Studiuesit në Universitetin e Waterloo në Ontario kanë gjetur se burrat nuk kanë frikë të pranojnë se ata e kishin gabim. Në vend të kësaj, ata kanë disa kufizime/kufijë, që vlerësjnë se në cilat raste duhet të thonëme vjen keq dhe në cilat jo. Me fjalë të tjera, përkufizimi i fjalës ‘gabim’ ndryshon nga përkufizimi ynë!

2. Nuk besojmë në fuqinë e faljes: Gratë kërkojnë shpesh falje për çdo gjë. Eshtë një mënyrë për të komunikuar me tjetrin dhe për të sjellë atë më afër. Meshkujt, nga ana tjetër, do të kërkojnë falje vetëm për diçka që ata mendojnë se është tërësisht faji i tyre!

3. ‘Më fal’-ja i bën ata të ndihen të dobët: Doktor Sam Margulies beson se burrat nuk ndihen rehat sa herë që kërkojnë falje. Ata e shikojnv si një proces të turpshëm, pasi çdo herë që njohin gabimin e tyre ata mendojnë se nuk janë ‘të mjaftueshëm’ ose janë ‘të paaftë’.

4. E mbytin brenda tyre: Sipas autorit të librit “Marriage Rules” (Rregullat e martesës, Harriet Lerner, meshkujt shtyhen aq shumë në moshë të re për t’u ”bërë burra” dhe për të kërkuar falje çdo herë që bëjnë një rrëmujë saqë kur arrijnë në moshë të pjekur vendosin të mos kërkojmë ndjesë përsëri për asgjë! Eshtë gjithashtu e mundur , që në të kaluarën sa herë që kerkonin falje në vend që të përmirësohej marrëdhënia e tyre ajo të përkeqësohej ose të kthehej në një luftë, kështu që tani e shmangin fare.

5. Ata besojnë se veprimet janë më të rëndësishme: Mund të mos kërkojnë falje, por do të sjellin lule, do të pastrojë shtëpinë dhe do dërgojnëmesazhe romantike partnerëve të tyre. Kjo është mënyra e tyre për të kërkuar falje, sidomos kur është fjala për meshkujt që nuk i shfaqin lehtë ndjenjat e tyre.

6. Kanë nivel të latë testosteroni: Sipas një studimi të fundit të kryer nga Caltech, Wharton School, Western University dhe ZRT Laboratory kanë arritur në përfundimin se meshkujt me nivele më të larta testosteroni e kanë të vështirë të pranojnë gabimin.