Ja shenjat që tregojnë se ju nuk mund të keni fëmijë

Infertilitet do të thotë kur nuk mund të mbeteni shtatzënë edhe pasi keni pasur seks të pambrojtur për 6 muaj deri në një vit, varësisht nga mosha.

Lifestyle

02/02/2016 19:59

Simptomat varen nga ajo çfarë po e shkakton infertilitetin. Shumë sëmundje e bëjnë të vështirë të mbetni shtatzënë. Ndonjëherë nuk gjehet arsyeja, transmeton lajmi.net.

Simptomat e infertilitetit në gra

Në gra, ndryshimet në cikël dhe ovulim mund të jenë simptomë e ndonjë sëmundjeje të lidhur me infertilitet. Disa nga simptomat janë:

-Perioda jonormale. Gjakosja është më e lehtë ose më e rëndë.
-Perioda pa rregull. Numri i ditëve mes çdo periode ndryshon çdo muaj.
-Mungesa e periodave. Kurrë nuk keni pasur perioda, ose ato thjesht ndalen.
-Perioda të dhimbshme. Mund të ndodhë të keni dhimbje shpine shumë shpesh.

Ndonjëherë, infertiliteti femëror është i lidhur me ndonjë problem me hormone. Në këtë rast, simptomat mund të jenë:

-Ndryshime në lëkurë, shtim i akneve
-Ndryshime në libido
-Qime të zeza në gjoks, mjekër dhe buzë
-Humbje flokësh
-Shtim peshe

Simptomat e infertilitetit në burra

Simptomat e infertilitetit në burra mund të jenë të pakta. Ato mund të kalojnë pa u vërejtur deri sa një burrë do të ketë fëmijë.

Simptomat mund të jenë:

-Ndryshime në rritjen e flokut
-Ndryshime në libido
-Dhimbje ose ënjtje në testikuj
-Probleme me ereksion dhe ejakulim
-Testikuj të vegjël, të fortë

Nëse jeni nën 35 vjeç dhe jeni munduar të mbetni shtatzënë pa sukses për një vit, shkoni tek doktori juaj./lajmi.net