Ja sekretet për një lëkurë të shëndetshme gjatë verës

Vera tashmë ka ardhur dhe secili prej nesh pret të shijojë avantazhet që ajo na sjell. Megjithatë, dielli dhe temperaturat e larta ndaj të cilave ekspozohemi mbartin efekte negative, sidomos në lëkurë. 

Lifestyle

01/07/2016 09:00

Ekspozimi në diell mund të nxisë plakje të parakohshme të lëkurës, theksim të rrudhave, shenjave ose njollave kafe, tharje të lëkurës dhe mund të predispozojë zhvillimin e kancerit të lëkurës.

Rrezatimi UVA përfaqëson atë pjesë të rrezatimit që ka gjatësinë e valës më të gjatë dhe depërton më thellë në lëkurë (në pjesën e dermës). Aktivizon radikalet e lira dhe përshpejton plakjen e lëkurës.

Për ta mbrojtur lëkurën, sidomos gjatë sezonit të verës, është e domosdoshme të përdorim krema, të cilat duhet t’i vendosim para se të ekspozohemi në diell.

Për të mbrojtur lëkurën, duhet të shmangim ekspozimin gjatë pikut të ditës, të përdorim aksesorë si kapela dhe syze, të konsumojmë ujë, fruta dhe perime.