Ja se si qeveria meksikane zhduk dhunën mes të rinjve (Foto)

Qeveria meksikane ka dalë me një ide interesante për të bashkuar banorët e qytetit të vogël Palmitas, duke angazhuar edhe artistët lokal në këtë projekt, shrkuan “Metro”.

Fun

27/07/2015 22:00

meksika 4Një grup i artistëve të rrugëve që e quajnë veten “German Crew”, i janë përgjigjur ftesës së autoriteteve të vendit për të vizatuar grafite të ndryshme nëpër fasadat e 209 shtëpive, transmeton lajmi.net.

meksika 3Ideja e gjithë këtij projekti ka qenë reduktimi i dhunës mes të rinjve, që ka rezultuar të jetë i suksesshëm. Pothuajse gjitha ngjyrat janë përdorur gjatë vizatimit, kështu që nga distanca ato shtëpi i ngjajnë më shumë një ylberi.

meksika 21808 banorët e qytetit që vijnë nga 405 familje, kanë pranuar haptazi se ky projekt ka pasur ndikim pozitiv, dhe se dhuna mes të rinjve është zhdukur pothuajse terësisht.

Në total janë lyer afro 20 mijë metra katrorë fasadë, kurse banorët janë ndarë të kënaqur me punën e artistëve lokal që kanë marrë pjesë në projektin e qeverisë meksikane.