Ja se si orangutani i puthë barkun një gruaje shtatzënë (Video)

Një çift janë mundur me çdo kusht ta provokojnë majmunin që të shohin çfarëdo reagimi të tij, por kur e kanë parë se çfarë ka bërë ata kanë mbetur me gojëhapur, shkruan “Daily Mail”.

Fun

29/07/2015 10:30

Maisie Knight nuk ka mundur ta shohë as në ëndrrat më të çuditshme atë çfarë i kishte ndodhur në realitet. Megjithatë, gjatë një vizite në një kopsht zoologjik, barkun e saj të fryrë (shtatzënë) e ka puthur një orangutan, gjest ky që e ka lënë pa fjalë Knight, transmeton lajmi.net.

Ajo kishte afruar barkun e saj pranë një muri të qelqtë që e ndante atë nga orangutani, kurse partneri i saj Jamie Clark i bën me gisht kah barku i fryrë.

Ata mundoheshin me çdo kusht të provokojnë majmunin në mënyrë që të shohin reagimet e tij, por kur e panë se çfarë bëri ai, ata mbetën me gojëhapur.

YouTube player