Ja se si ndikon marijuana në jetën tuaj seksuale (FOTO)

Siç duket, përdoruesit e marijuanës janë më aktiv sa i përket jetës seksuale, dhe janë më të mirë në seks, sipas SKYN Condoms Millennial.

Lifestyle

22/12/2015 11:53

Sipas anketimit, i cili ishte i mbushur me pyetjet më intime të jetës seksuale, ata të cilët përdorin marijuanë kanë një jetë të kënaqur seksuale.

Studimet kanë zbuluar se marijuana e përmirëson epshin seksual, dhe këtë e ka mbështetë edhe ky anketim, transmeton lajmi.net.

marijuana

14% e përdoruesve të marijuanës kanë raportuar se bëjnë seks disa herë në ditë, ndërsa vetëm 5% e jo-përdoruesve e kanë deklaruar të njëjtën gjë.

Gjithashtu, përdoruesit e marijuanës kanë më shumë partnerë seksual sesa jo-përdoruesit.

Veç këtyre, 37% e përdoruesve të marijuanës kishin deklaruar se i kanë pasur më shumë se 15 partnerë, krahasuar me 14% të atyre që nuk e përdorin marijuanën. /lajmi.net