Ja se si mijëra zogj në Nju Jork formojnë fytyrën e Vladimir Putin (Foto/Video)

Një ngjarje e pazakontë ka ndodhur në Nju Jork para disa ditësh. Nju tufë zogjsh kanë formuar së bashku fytyrën e një njeriu që ngjason me presidentin e Rusisë.

Fun

17/08/2015 23:30

Shtetasja amerikane Sheryl Gilbert filmoi çastin kur një tufë zogjsh po fluturonin në qiell, ndërkohë që ajo po lëvizte në Urën “Williamsburg” në Bruklin. Bashkëshorti i saj Gregory West e postoi videon në Twitter dhe i pyeti ndjekësit e tij “Mund ta shihni fytyrën? Kush është?”

putin 2Videoja është bërë hit në internet, ndërkohë që një media në Rusi dha idenë se zogjtë kanë formuar fytyrën e Vladimir Putinit. Që nga momenti që është postuar në YouTube, videoja që zgjat vetëm 11 sekonda ka marrë më shumë se 1 milion shikime, ku pjesa më e madhe e përdoruesve mendojnë se videoja është e rreme.

putin 3Në video janë bërë edhe shumë komente, sidomos nga rusët, të cilët janë të bindur se zogjtë kanë formuar fytyrën e presidentit të tyre. Madje një komentues rus shkruan: “Shikoni në qiell! Është një zog! Avion! Jo, është Super Putin!”

Një tjetër komentues shkruan: “Kjo paralajmëron SHBA-në që të mos nisë luftë me Rusinë”./krokodili

YouTube player