Ja se si hajnat vjedhin zbukurimet e fundvitit (Video)

Ndonëse qyteti i Shkodrës këtë prag fundviti është zbukuruar më shumë se vitet e tjera, persona akoma të paidentifikuar kanë dëmtuar zbukurimet duke vjedhur disa prej tyre. 

Lajme

21/12/2014 17:21

Dhe vjedhja e objekteve zbukuruese nuk ndodh gjatë orëve të vona por gjatë orëve të pasdites në qendër të qytetit përpara bashkisë së Shkodrës, kur në pedonalen “Kolë Idromeno” ka lëvizje të konsiderueshme qytetarësh. Siç mund ta shikoni edhe nga pamjet, persona të papërgjegjshëm vjedhin të pashqetësuar nga askush cadrat e vendosur si dekorim pranë bashkisë së Shkodrës. 

Kjo nuk është hera e parë ku qytetarë të papërgjegjshëm vjedhin dekorin zbukurues të qytetit apo edhe dëmtojnë investimet publike. 

Përballë kësaj situate punonjësit e Bashkisë së Shkodër theksojnë së vjedhjet po kryhen në zonat qendrore të qytetit, aty ku edhe shërbimet e policisë nuk duhet të mungojnë asnjëherë, prandaj apelojnë që të parandalohen këto gjeste aspak të hijshme të një pjesë së qytetarëve të Shkodres. 

Këtë vit zbukurimi i qytetit të Shkodrës ka qenë ndryshe nga vitet e tjera ku është pasuruar dekori megjithatë edhe në këto raste janë po vetë qytetarët e Shkodrës që vjedhin apo dëmtojnë dekorin festiv. (A1Report)