Ja se si duket të aterosh në zona me stuhi nga kabina e pilotit

Drejtimi i një makine në një stuhi është mjaft e vështirë - e lëre një aeroplani.

Fun

14/11/2018 23:23

Por kjo video tregon një pilot dhe bashkëpilotin e tij që menaxhon një aeroplan gjatë një stuhie të tmerrshme në Palma de Majorca në Spanjë, transmeton lajmi.net.

Në videon e postuar në YouTube nga 737Aviation, fshesat e xhamave të aeroplanëve nuk arrijnë ta fitojnë dot “betejën” kundër shiut dhe, si pasojë, pista nuk është e dukshme më.

Pista shihet vetëm kur avioni është shumë afër terrenit.

Aeroplani shihet gjithashtu duke u dridhur pasi shpejtësitë e erës arrijnë 65 km/h, por disi pilotët arrijnë ta aterojnë avionin në një mënyrë relativisht të qetë. /Lajmi.net/

YouTube player