Ja se çfarë përfitimesh shëndetësore mund të keni nga puthja

Puthja mund të ketë përfitime shëndetësore jashtëzakonisht të mira.

Lifestyle

01/04/2018 17:29

Në vend që t’i nënshtroheni botoksit, heqjes së fytyrës dhe trajtimeve të tjera të shtrenjta kozmetike për të rinovuar fytyrën tuaj, ju mund të bëni diçka më të bukur dhe pa asnjë çmim.

Duke puthur, ju mbani forcën e muskujve të fytyrës, dhe shkencëtarët thonë se gjatë kësaj “stërvitje” pasionante ka deri në 30 muskuj aktiv.

– Përveç kësaj, vetëm puthja shpesh vendos për fatin e marrëdhënies – zbulon Sheril Kirshenbaum në librin “Shkenca e puthjes”.

Psikologët evolucionistë shpjegojnë se si momentet e puthjes aktivizojnë mekanizma që vlerësojnë shëndetin dhe përputhshmërinë e gjeneve të partnerëve.

Puthja rrit imunitetin dhe djeg kalori. Puthja inkurajon endorphism, një “fajtor” për humor të mirë, si dhe dopamine që lidh partnerët.

Me gjithë kënaqësinë që sjell, puthja e fortë rrit salivimin, dhe mban dhëmbët dhe mishrat e shëndetshme. Duket se puthja nuk ka anët e këqija. Por disa njerëz kanë frikë nga infeksionet që mund të kenë marrë. /Lajmi.net/