Ja se çfarë ndodh kur pini një gotë ujë me mjaltë me stomakun bosh – Lajmi.net
Ja se çfarë ndodh kur pini një gotë ujë me mjaltë me stomakun bosh
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 16:16, 11 July 2018
Mjalti është një element shumë i shëndetshëm dhe me një sërë vetish të cilat përmirësojnë shëndetin tonë dhe parandalojnë jo pak sëmundje.

Dobitë e tij mund të dalin edhe më shumë në pah, nëse kombinohet me ujë dhe përdoret rregullisht.

Ky bashkim e bën më të lehtë konsumin e mjaltit dhe është shumë i këshillueshëm të pihet me stomakun bosh.

Ndihmon për të humbur peshë

Mjalti është një element që na bën të ndihemi të ngopur dhe ndihmon për të kontrolluar ankthin ndaj ushqimit. Tretja e një luge mjaltë në një gotë ujë, na ndihmin për të humbur peshë, pasi stimulon ndjesinë e ngopjes dhe kontrollon mekanizmin e trurit që shkakton nevojën për të marrë sheqer.

Redukton nivelin e kolesterolit

Personat që vuajnë nga kolesteroli i lartë, arrijnë që ta ulin atë në masën 10% brenda disa orësh, duke pirë ujin me mjaltë esëll. Ndër të tjera kjo përzjerje parandalon sëmundjet kardiovaskulare. Për të qenë më efektive një praktikë e tillë mund të konsumohen dy lugë mjaltë në 480 ml ujë.

Forcon sistemin imunitar

Mjalti është një element me shumë veti antibiotike, i cili na mbron nga viruse dhe baktere që shkaktojnë infeksion, temperaturë dhe të ftohtë. Një tjetër veti që nuk dihej është se uji me mjaltë ndihmon në tretje.

Fotolajm

Rozana Radi provokon nga pasqyra, shfaq gjoksin më shumë se ç’duhet
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO