Ja sa zyrtarë publik kanë deklaruar pasurinë e tyre

Më pak se 50 për qind e zyrtarëve publik që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre në Agjencinë Kundër Korrupsionit , e kanë bërë një gjë të tillë deri më tash.

Lajme

28/03/2017 11:35

Sipas të dhënave të AKK-së, deri më 27 mars formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë  dorëzuar 44.4 për qind e zyrtarëve publik.

“Në ditët e kaluara të afatit ligjor për deklarimin e pasurisë (periudha 1-24 mars), formularët e deklarimit në Agjencinë Kundër Korrupsionit i kanë  dorëzuar 1994 nga gjithsejtë 4488 (44.4%) mbajtës të posteve të larta publike që janë të obliguar të deklarojnë pasurinë e tyre”, thuhet në publikim e AKK-së, shkruan lajmi.net.

Deri në fund të afatit për deklarimin e pasurisë (31 mars) kanë mbetur edhe 4 ditë.

Agjencia Kundër Korrupsionit i bënë thirrje të gjithë zyrtarëve të lartë që të dorëzojnë formularët e deklarimit të pasurisë në përputhje me afatet ligjore./ Lajmi.net/