Ja sa vota morën Ganimete Musliu dhe Blerta Deliu në Skenderaj (Foto)

Koalicioni PAN në komunën e Skenderajt ka fituar bindshëm me 84.34 për qind të votave në zgjedhjet nacionale.

Lajme

12/06/2017 22:42

Kandidatja për deputete nga Partia Demokratike e Kosovës, Ganimete Musliu ka marrë 4 mijë e 758 vota, raporton lajmi.net.

Ndërsa Blerta Deliu-Kodra po ashtu nga PDK, ka marrë 3 mijë e 23 vota.

Në këtë komunë lideri i PDK-së, Kadri Veseli ka ka thyer rekord duke marrë 12 mijë e 710 vota./Lajmi.net/