Ja sa vota ka marrë Kurti në Drenas dhe Vushtrri

Anëtarët e Vetëvendosjes, pjesëmarrës të komunës së Drenasit në votimin për të parin e këtij subjekti partiak, kanë votuar të gjithë pro Albin Kurtit për kryetar.

Lajme

21/01/2018 23:41

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i Qendrës për këtë Komunë, Shemsi Elezi, se asnjë nga pjesëmarrësit nuk ishin kundër tij, transmeton Klan Kosova.

Përmes një postimi në facebook, ai ka thënë se të 285 pjesëmarrësit votuan pro, duke bërë kështu që të jetë komuna e cila ka votuar 100 për qind për Albin Kurtin kryetar.

Ndërsa në Komunën e Vushtrrisë aktivisti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mek Selaci ka publikuar rezultatet në rrjetin social facebook.

Sipas tij, aktualisht Kurti ka marrë mbështetjen e 99.56 për qind të votave për t’u bërë kryetar i VV-së.

“Gjithsej: 459 votues, Për: 457, Kundër: 001, Abstenim: 001. Pra, Albin Kurti merr 99.56% të votave, nga anëtarët të cilët votuan sot në Vushtrri për kryetar të Lëvizjes VETËVENDOSJE!”, ka shkruar Selaci.