Ja sa vjet mbushi sot Miriam Cani (Foto)

Këngëtarja simpatike Miriam Cani sot feston 31 vjetorin e lindjes.

ShowBiz

30/05/2016 13:44

Kjo ditëlindje është më e veçantë për të pasi përveç se pranë vetes ka dashurinë e përjetshme, Albanin, në jetën e tyre tashmë ka hyrë edhe voglushja e cila quhet Emeli, transmeton lajmi.net.

Ndryshe Miriami njihet si një person shumë pozitiv, e cila me këtë pozitivitet e dashuri ka bërë që Albani ani pse femrat çmenden për të, të mos shikoj dikë tjetër.

Ata janë çifti i cili nuk kanë pasur asnjë skandal në dashuri deri më tani. Andaj si mos të jetë ky 31 vjetor i çmuar për Miriamin?.

Ajo sigurisht ka marrë urime të shumta por në rrjete sociale e ka uruar grimerja e saj .

E shohim më pas çfarë urimi ka Albani për të, sigurisht ndonjë urim special./Lajmi.net.

https://www.instagram.com/p/BGBYnZaIGS_/?taken-by=miranda_dupi