Ja sa vite mbushi sot Ingrit Gjoni (Foto)

Ingrit Gjoni sot feston ditëlindjen e saj të 34-të.

ShowBiz

24/12/2015 11:39

Këngëtarja e njohur shqiptare, skenën për herë të parë e preku në moshën 9 vjeçare por jo si këngëtare.

Me aftësitë e saj për të kërcyer mori zemrën e koreografit Llaqi Nako, i cili e ngjiti për herë të parë në skenë si e para e grupit të përbërë prej 40-të balerinëve.

Por të famshme e bëri fotomodelimi, duke u bërë fotomodelja e parë shqiptare, e cila theu shumë tabu në atë kohë.

Ingriti është e diplomuar në Akademinë e Arteve të bukura për aktrim, ndërsa për herë të parë debutoi në skenë si këngëtare në vitin 2005 me këngën “I ziu ti” në bashkëpunim me motrën e saj, Inis Gjonin./Telegrafi/