Ja sa smartfona Galaxy Note 7 janë ndërruar

Më shumë se 60 për qind e smartfonëve të dëmtuar Galaxy Note 7 të shitur në Shtetet e Bashkuara dhe Korenë e Jugut tani janë kthyer dhe shkëmbyer me modele të reja, ka deklaruar Samsung.

Auto & Tek

29/09/2016 01:06

Me fjalë të tjera, 40 për qind e pajisjeve të rrezikshme janë ende në duart e konsumatorëve, pothuajse katër javë pasi Samsung ka lëshuar një rithirrje globale për Note 7.

Shifrat e reja duket se tregojnë një ngadalësim të numrit të shkëmbimeve të suksesshme në Shtetet e Bashkuara. Samsung tha të enjten e kaluar se gjysma e telefonave potencialisht shpërthyes në SHBA ishin marrë dhe zëvendësuar me modele të reja, duke sugjeruar se numri i telefonave të dëmtuar të zëvendësuar ishte rritur me vetëm rreth 10 për qind në pesë ditë.

Edhe pse shifrat e sotme të kombinuara me kthimet e Koresë së Jugut, nuk është e qartë saktësisht se sa është përqindja e telefonave të kthyer në Shtetet e Bashkuara, por kompania më parë tha se të dy vendet kanë zëvendësuar tashmë më shumë se gjysma e pajisjeve Note 7 të rrezikshme.

Samsung ka ofruar stimuj financiare për dyqanet e shitjes me pakicë të Koresë së Jugut që shesin Note 7 në një përpjekje për të lehtësuar shkëmbimet sa më shpejtë të jetë e mundur. /TechSot.Al