Ja sa shpenzoi dhe kë e ftoi bilioneri rus në martesën e mbesës 19-vjeçare

65-vjeçari rus Valery Kogan është një nga njerëzit më të pasur në Rusi me një pasuri prej 1.6 bilionë euro. Ai shpenzoi shumë para për performancat e Sir Elton John dhe Mariah Carey në martesën e mbesës së tij, transmeton lajmi.net.

Bota

16/01/2017 15:55

Mendohet se Mariah Carey është paguar 2.6 milionë euro për të fluturuar nga SHBA në Angli, ku u mbajt martesa luksoze. Sir Elton John, i cili asnjëherë nuk performon për më pak se 1 milionë euro, performoi 12 këngë në këtë dasmë. Aktori Antonio Banderas gjithashtu bëri një fjalim gjatë kësaj dasme. U panë edhe një numër i madh i yjeve rusë së bashku me DJ Mark Ronson.

Torta e martesës ishte rreth tre metra e gjatë, shkruan DailyMail./Lajmi.net/