Ja sa qytetarë votuan në zgjedhjet lokale – Lajmi.net
Ja sa qytetarë votuan në zgjedhjet lokale
Autori: Lajmi.net LajmePolitikëZgjedhjet Lokale 2017 8:40, 23 October 2017
Në zgjedhjet lokale, të cilat u mbajtën të dielën, 812.157 qytetarë, ose 43,82% e qytetarëve, shfrytëzuan të drejtën e tyre të votës gjatë ditës së djeshme në zgjedhjet lokale të Kosovës, numër ky që nuk dallon shumë nga shifra e votuesve në zgjedhjet paraprake, që ishte 814.780 votues apo 45,75% e votuesve.

 

Në këto zgjedhje ishin të regjistruar 1 milion e 890 mijë e 952 qytetarë me të drejtë vote, prej tyre 18 mijë e 11 votues të rinj.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në bashkëpunim me institucionet e vendit, si Prokuroria, Policia, OSBE-ja e organizata tjera të vendit, gjatë ditës së djeshme zgjedhjet lokale i konsideroi si të qeta dhe demokratike, të shoqëruara vetëm me disa incidente të vogla, të cilat, sipas tyre, janë normale duke marrë parasysh numrin e votuesve.

Deri në orën 11:00 gjatë ditës së djeshme, sipas KQZ-së, kishin votuar 182 mijë, apo 10,05% e votuesve, deri në orën 15:00 kishin votuar mbi 580 mijë votues apo 28,89% e tyre dhe shifra e fundit e publikuar nga KQZ-ja ishte ajo e orës 19:00, e cila ishte 812 mijë qytetarë, ose 43,82% e qytetarëve.

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në konferencën e parë të tyre njoftuan vetëm për hapjen e votimeve në të gjitha qytetet e Kosovës, proces ky që sipas KQZ-së ndodhi në kohë dhe pa vonesa.

Në konferencën e dytë me radhë, në të cilën KQZ-ja njoftoi lidhur me pjesëmarrjen e votuesve deri orën 11:00, bëri të ditur se deri atëherë kishin votuar 182 mijë, apo 10,05% e votuesve, shkruan “Zëri”.

Sipas kryetares së KQZ-së Valdete Dakës, në të njëjtën kohë, pra deri në orën 11:00, në zgjedhjet e kaluara kishin votuar rreth 12% e gjithë votuesve. Ajo gjithashtu bëri të ditur se gjithçka deri në atë orë kishte shkuar sipas rregullave.

“Sipas të dhënave tona, procesi zgjedhor është duke u zhvilluar normalisht”, ka thënë Daka.

E pyetur rreth ngatërresës së vulave për të cilën raportuan mediet, Daka ka thënë se ka qenë vetëm ngatërresë.

“Jemi vetëm njerëz, ka qenë vetëm ngatërresë, është bërë për shkak të rritjes së sigurisë dhe janë marrë masat”, ka shtuar ajo.

Konferencës së tretë me radhë të KQZ-së iu shtua edhe vizita e ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delaëie, i cili vizitoi Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për t’u informuar lidhur me procesin e deriatëhershëm.

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Bike Rivals
  • Play Bubble Trouble
  • Play Rock Wheels
  • Play iStunt 2