Ja sa peshonin përkrenarja dhe shpatat e Skënderbeut

Është shkruar dhe është folur shumë rreth përkrenares dhe shpatës së Gjergj Kastriotit Skënderbeut. Por, ato që janë folur nuk janë të sakta.

Fun

09/01/2016 10:23

Madje, ka mite se shpata e tij ka peshuar 18 kilogramë, apo se turqit ia vodhën me bindjen se aty fshihet forca e tij. Në një legjendë thuhet se pas kësaj vjedhjeve, Skënderbeu tha: “Shpatën mund ta vjedhin, por jo krahun tim”, shkruan Telegrafi.

Studiuesi Gjon Keka jep të dhëna të sakta për shpatën dhe përkrenaren e tij.

Sipas tij, përkrenarja me mbishkrimin “* IN * PE * RA * TO * RE * BT *”, peshon tre kilogramë.

Ndërkaq, shpata e Gjergj Kastriotit e modelit italian, ka gjatësi 89 centimetra, gjerësi 5.5 centimetra, hekuri i mesëm ka gjatësi 7.8 centimetra, ndërsa peshon 1.9 kilogramë.

Shpata tjetër e tij e modelit turk, sipas Kekës, ka gjatësi 1.22 metra dhe peshon 3.2 kilogramë.