Ja sa para ka shpenzuar Moska për të krijuar ‘motin përfekt’ për ditën e 1 majit

Moska është duke e realizuar projektin për 'motin përfekt' në ditën e 1 majit.

Bota

29/04/2016 01:05

Rusia ka ndarë nga bugjeti më shumë se 1 milion euro për të siguruar motin e mirë në kryeqytetin rus ditën e kremtimit të 1 majit, përcjell lajmi.net

Qeveria e Rusisë është duke investuar shumë në teknologji dhe ata janë duke u përgaditur për të siguruar qiellin e kaltër në Moskë për ditën ndërkombëtare të punëtorëve dhe një feste të pashkëve ortodoks.

Procesi përfshin menagjimin me dioksidin e karbonit dhe spërkatjen e pluhurave me një avion special, projekt ky që ka kushtuar saktësisht 1.32 milion euro.

Moska ka përdorur këto metoda që nga epoka sovjetike dhe vitin e kaluar shpenzimet kishin kapur shifrën 6 milion./lajmi.net