Ja sa para ka fituar Real Madridi këtë verë nga shitjet

Real Madridi vazhdon t’ia shoh ‘hajrin’ bankinës.

Sport

23/07/2017 15:07

Pasi bankina e fortë i solli sukses në edicionin që shkoi pas, duke fituar Ligën e Kampionëve dhe La Ligan, bankina tani vazhdon t’i sjellë të ardhura ‘Los Blancos’.

‘Mbretërit’ këtë verë kanë arritur të përfitojnë 110 milionë euro nga largimet e lojtarëve që kanë pasur në bankinë.

Reali pak ditë më parë shiti për 80 milionë euro Alvaro Moratan te Chelsea, ndërsa sot për 30 milionë euro Danilo u transferua te Manchester City.

Po ashtu, në formë huazimi ka dërguar te Bayern Munich James Rodriguezin, nga i cili sigurisht që do të fitojë në të ardhmen, pasi ta shesë kartonin e tij./Lajmi.net/