Ja sa para ka fituar Joshua pas triumfit të mbrëmshëm

Anthony Joshua arriti të fitojë përballë Alexander Povetkin në stadiumi Wembley.

Sport

23/09/2018 08:13

Pas këtij triumfi 28-vjeçari vazhdon të jetë kampion i titujve WBA, IBF, WBO dhe IBO.

Britaniku edhe pse fitoi me nokaut në rundin e shtatë, ai nuk kishte një përballje të lehtë me rusin 39 vjeçar.

Por, nëse shikojmë aspektin financiar në këtë meç nuk ka humbës.

Raportohet se Joshua ka arkëtuar 20 milionë funte (22.21 milionë euro), kurse Povetkin gjashtë milion funte (6.66 milionë euro).