Ja sa para fiton Cara Delevingne në një ditë!

Cara Delevingne lirisht mund të themi se është e pasur!

ShowBiz

17/11/2015 17:46

Ajo së shpejti do ta lë botën e modelimit prapa saj për të ndjekur karrierën e saj si aktore, por koha e Cara Delevingne në modë e ka bërë atë shumë, shumë të pasur.

Kompania e Cara-s, ‘Cara & Co’ raportohet se ka bërë më se 4.5 milionë dollarë vetëm këtë vit, të gjitha të fituara nga kampanjat e ndryshme, sidomos për firmat si Chanel e TopShop, transmeton lajmi.net.

Kur të shikohen mirë këto numra, del se Cara po fiton 13 mijë dollarë në ditë vetëm nga këto punë, gjë që nuk është fare keq për një yll të ri siç është ajo./lajmi.net