Ja sa para fitoi pronari i ndërtesës afër stadiumit, që ua lëshoi me “qira” terasën Intelektualëve

Shumë gjilanas kishin udhëtuar dje drejt Pejës për të parë sfidën mes Prishtinës dhe Dritës.Për fat të keq, vetëm 100 prej tyre e patën rastin të jenë në stadium.

Sport

21/05/2018 21:55

Shumë tifozë e panë ndeshjen prapa pjesës ku tribuna është e rrënuar, derisa dhjetëra tjerë ishin vendosur mbi një ndërtesë afër stadiumit.

Gazeta Olle mëson se pronari i saj, e ka lëshuar terasën për tifozët me qira për 90 minuta.

Ai ka fituar rreth 400 euro.

Dikush fitoi para, dikush fitoi titullin, kështu ishte e diela në Pejë.