Ja sa para fitoi Firmino pasi kompletoi het trikun ndaj Arsenal

Roberto Firmino ishte lojtari që shkëlqeu në fitoren e Liverpool kundër Arsenal.

Sport

31/12/2018 23:39

Në ndeshjen që skuadra nga “Anfield” e fitoi me rezultatin 5:1, sulmuesi brazilian shënoi tri herë.

Por, het triku i tij jo vetëm që i dha Liverpoolit triumfin dhe qetësinë, mirëpo siguroi edhe një bonus të madh të hollash për vetë lojtarin.

Paga javore e Bobby Firminos është diku afër 75mijë eurove në javë, shifër që as nuk afrohet tek lojtarët që fitojnë më së shumti, transmeton lajmi.net.

Mirëpo, lojtari prek bonuset e tij çdoherë që realizon golin e pestë, pastaj mes gjashtë dhe 11 golave dhenë fund bonusin për 16+ gola.

Me hat trikun kundër Arsenal, Firmino ka fituar në total 140mijë euro si pagë javore (shtuar bonuset dhe llogaritur pagën kryesore).

Sigurisht se Liverpool duhet t’i ofrojë brazilianit kontratë të re, pasi ai është një nga më të mirët në pozitën e tij edhe në Premierligë dhe më gjerë. /Lajmi.net/