Ja sa para do t’i përfitojnë këto tri skuadra nëse shitet Ronaldo

Largimi i mundshëm i Cristiano Ronaldos nga Real Madrid, ka bërë që skuadra si Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, që “fërkojnë” duart për të përfituar nga kjo shitje.

Sport

19/06/2017 16:47

Cristiano Ronaldo është emri më i “nxehtë” i ditëve të fundit në tregun e transferimeve, pasi ka shprehur dëshirën për t’u larguar.

Kjo bën që sipas mekanizimit të solidaritetit, rregull kjo e nxjerrë nga FIFA për të mbrojtur skuadrat që kanë ndihmuar lojtarë të rinj, të përfitojnë tre skuadra nga shitja e tij.

Skuadrat që kontribuojnë në zhvillimin e lojtarit deri në moshën 23 vjeçare, u takojnë 5 për qind e shumës së parave të shitjes së tij.

Me këtë rregull, Manchester United, Sporting Lisbonë dhe Nacional Maderia, të përfitojnë 5 përqindshin nga shitja e katër herë fituesit të Topit të Artë.

Në këtë rast, Manchster United fiton 2.5 përqindshin e vlerës, Sportingu 2.25 dhe Maderia 0.25 për qind.

Nëse Ronaldo do të shitet për 100 milionë euro, Unitedi do të përfitojë 2,5 milionë euro, Sportingu 2,25 milionë dhe skuadra e tij e para Nacional Maderia, 250 mijë euro./Lajmi.net/