Ja sa orë gjumë duhet t’i bëjë një nënë shtatzënë – Lajmi.net
Ja sa orë gjumë duhet t’i bëjë një nënë shtatzënë
Autori: Lajmi.net LifestyleShëndeti 15:44, 11 August 2017
Nevoja për gjumë në shtatzëni fillon të bëhet e dukshme menjëherë pas rezultatit pozitiv të testit. Nëse ndiheni e lodhur gjatë ditës duhet të dëgjoni sinjalet e trupit tuaj dhe të shkoni të pushoni.

Gjatë shtatzënisë ka edhe shumë gra të cilat vuajnë nga pagjumësia si një faktor natyral (nuk flenë dot pasi nuk i zë gjumi), ndërsa disa të tjera nuk munden të flenë si pasojë e angazhimeve të tyre në familje apo punë.

Për sa orë gjumë ka nevojë një grua shtatzënë?

Në shtatzëni trupi nuk ka nevojë për 2-fish kalori apo 2-fish gjumë. Në realitet kush mund të flinte 16 orë pa ndërprerje?

Gjëja më korrekte është t’i jepni mundësinë trupit të rikuperojë energjitë e humbura, për një mirëqënie të përgjithshme. Që ta bëni këtë do të ishin të mjaftueshme rreth 10 orë gjumë.

Po nëse gruaja ka disa shqetësime?

Zakonisht gruaja nuk mund të flejë si pasojë e krampeve, të cilat mund të luftohen duke konsumuar ushqime të pasura me magnez dhe kalium si: kikirikët, bananet, kajsitë e thata dhe peshku.

Gjithashtu mund të vuani edhe nga mpirja e duarve (ndjesia sikur janë bërë duart e “miza”). Në këtë rast duhet të hapni dhe mbyllni grushtat ose vendosni duart tuaja në ujë të ngrohtë dhe të ftohtë, pra duke i alternuar. Këto veprime bëhen para gjumit.

Gërhitja dhe mpirja e këmbëve

Këto janë dy shqetësime të tjera që shfaqen tek gruaja dhe që largohen disa ditë pas lindjes. Ndërkohë mund të lehtësoni simptomat duke ndryshuar pozicionin e gjumit. /Lajmi.net/

 

Fjalët kyçe: Gjumi, pushimi, Shtatezena

Fotolajm

‘’Në makinë, ka njerëz që nuk do të takohen kurrë më!’’
?>

ke nje LAJM

Jeni në vend të ngjarjes, apo dëshironi ta ndani ndonjë storie me të tjerët?

Klikoni në butonin më poshtë

DËRGO
 

Lojëra

  • Play Pro Kicker Frenzy
  • Play Bubble Trouble
  • Play iStunt 2
  • Play Bow Master Japan