Ja sa njerëz i ka vrarë ISIS që nga viti i kaluar (FOTO)

Militantët e ISIS-it i kanë vrarë më shumë se 3,500 njerëz, përfshirë 2,000 civilë, në Siri që nga qershori i vitit të kaluar.

Lajme

30/11/2015 15:20

Syrian Observatory për të Drejtat e Njeriut me seli në Britani, ka thënë se qysh nga pushtimi i disa pjesëve të Sirisë dhe deklarimin e tyre si ‘kalifat’, grupi terrorist i ka ekzekutuar 3,591 njerëz, disa prej të cilëve janë vrarë vetëm për shkak se ishin homoseksual, magjistar, apo bashkëpunonin me forcat ushtarake të SHBA-së, raporton lajmi.net.

Gjysma e 2,000 civilëve të vrarë ishin anëtar të fisit Suni Shaitat nga pjesa veri-lindore e Deir Ezzor.

Fiset ishin ekzekutuar në masë kur ata e kishin kundërshtuar Isis-in.The U.S. military and its allies have used airstrikes to hit ISIS targets in Syria. ISIS has become one of the main jihadist groups fighting government forces in Syria and Iraq. During the chaos of the Syrian civil, ISIS was able to grow and flourish. PICTURED: Oct 17, 2013 - Aleppo, Syria - ISIS rebel militant soldiers on the frontline. Islamic State of Iraq and the Levant aka ISIS. The group An-Nusra Front announced its creation January 2012 during the Syrian Civil War. Since then it has been the most aggressive and most effective rebel force in Syria. The group has been designated as a terrorist organization by the United Nations. April 2013, the leader of the ISIS released an audio statement announcing that Jabhat al-Nusra is its branch in Syria. (Credit Image: © Medyan Dairieh/ZUMA Wire) --- Image by © Medyan Dairieh/ZUMA Press/Corbis

Veç këtyre, Isis i ka vrarë edhe 415 anëtarë të saj për krime si spiunazhi apo dezertimi.

Isis, i cili i ka rreth 30,000 deri në 50,000 anëtar, është akuzuar nga Kombet e Bashkuara për krim kundër njerëzimit.

Ajo në mënyrë rutinore kryen vepra penale si rrëmbime, përdhunime, prerje kokash etj.

Syrian Observatory i merr të dhënat e saj nga një rrjet i aktivistëve, nga stafi mjekësor dhe nga luftëtarët tokësor në Siri dhe Irak. /lajmi.net