Ja sa minuta ushtrime në ditë, janë të mjaftueshme për të qenë në formë

Nëse është çështje kohe, parash apo motivi, të gjitha mund të kalohen lirshëm nëse mundohemi të bëjmë vetëm 10 minuta ushtrime çdo ditë.

Lifestyle

12/08/2016 19:02

Por cilado qoftë arsyeja juaj, prapë rekomandohet që të rriturit nga mosha 19 dhe 64 duhet të bëjnë të paktën 150 minuta ushtrime me pauza ose 75 minuta të ushtrimeve intensive në javë, transmeton KosovaPress.

Studimet tregojnë se ju mund të bëni edhe më pak se kaq ushtrime gjatë javës dhe prapë të mbani trupin tuaj më shëndetshëm se sa të mos ushtroni fare.