Ja sa milionë euro do të shpenzojë Chelsea këtë afat kalimtar

Mes Antonio Contes dhe Chelsea-t nuk asnjë krizë. Zërat se mes teknikut të “Bluve të Londrës” dhe numrit një të klubit anglez,Roman Abramovich ka pasur një përplasje për shkak të mesazhit të dërguar në drejtim të sulmuesit Diego Costa, janë të pavërteta.

Sport

17/06/2017 19:10

Aludimet shkuan deri në atë pikë, sa u përfol edhe për një largim të mundshëm të Contes, nga stoli i kampionëve të Anglisë. Sipas mediave britanike, maniati rus, po përgatit një super buxhet prej 285 milionë eurosh, për ti plotësuar teknikut Italian dëshirat e tij në lidhje me transferimin e disa futbollistëve të rëndësishëm.

Në listën e Antonio Conte-s është mesfushori Marco Verrati, ku në garë për të pasur në dispozicion shërbimet e tij është edhe Barcelona.

Tek ish-skuadra që ai ka drejtuar, dy janë objektivat, për repartin e prapavijës. Alex Sandro dhe Leonardo Bonnuci. Për brazilianin janë ofruar 60 milionë euro, shifër të cilën e ka konfirmuar dhe drejtori i përgjithshëm i bardhezinjve Beppe Marotta, ndërkohë për Bonuccin, një element shumë i rëndësishëm për Juventusin, por jo i pashitshe, oferta e bërë  është 55 milionë eurove. Në listë  janë Bakayoko dhe Romelu Lukaku, me këtë të fundit që pritet të zërë vendin e të pa dëshiruarit Diego Costa.