Ja sa kushton të jesh Khloe Kardashian

Asgjë nuk do të arrihej pa operacion plastik. Flitet se ajo ka operuar hundën, ka rritur gjinjtë, ka ngritur vithet dhe disa herë ka bërë thithjen e dhjamit.

ShowBiz

04/10/2015 11:23

Khloe Kardashian ka magjepsur të gjithë pasi trupin e saj e ka sjellë në përsosmëri. Fansat i thonë se duket më bukur se kurrë më parë, por duket se deri te arritja e trupit seksi, ajo ka përdorur një rrugë të shkurtër dhe ka shpenzuar miliona dollarë. Ajo trupin e saj të përsosur e ka treguar në revistën “Complex”. Dhe një burim i ka thënë revistës “Star” se ajo ka shpenzuar 3 milionë dollarë që nga një ‘patë e shëmtuar’, të bëhet motra më seksi e klanit Kardashian.

Ajo ka humbur mbi 20 kilogramë me dieta dhe ushtrime të ashpra. Ajo ushtron vazhdimisht dhe trajnerin personal e paguan 130 mijë dollarë në vit. Nga ushqimi i saj, ajo ka larguar ushqimin e shpejtë, ndërsa shpesh në vend të shujtave, konsumon vitamina, suplemente dhe pilula për dobësim, çka i ka kushtuar shtrenjtë. Por prapë asgjë nuk do të arrihej pa operacion plastik. Flitet se ajo ka operuar hundën, ka rritur gjinjtë, ka ngritur vithet dhe disa herë ka bërë thithjen e dhjamit. Ajo gjithashtu ka vendosur bajpas gastrit, për të ngrënë më pak, shkruan gazeta “Zeri”.

Dhe të gjitha këto nuk janë aspak lirë. Nuk duhet harruar as intervenimet kozmetike, siç është Botoksi dhe mbushësit e ndryshëm. Është e varur ndaj programeve spa dhe çdo ditë viziton sallonet e bukurisë. “Çmimi i mbajtjes së stilit të flokëve të saj, është baras me një pagë mesatare”, thotë ky burim, duke shtuar se ajo ka shpenzuar hiq më pak se 3 milion dollarë në dukjen e saj./Zeri