Ja sa kushton diamanti 404 karat

Kompania australiane “Lucapa Diamond Company” ka gjetur diamantin më të madh në të gjithë Angolën. Për gjetjen e këtij diamanti janë dashur 8 vjet punë.

Fun

15/02/2016 22:41

Sipas medieve vendase, diamanti prej 404,3 karat me vlerë rreth 20 milionë dollarë është nxjerrë nga minatorët australianë të specializuar në këtë fushë të “Lucapa Diamond Company”, në Lunda Nort Province, në verilindje të vendit.

Ky diamant, përveçse  më i madh i zbuluar në Angola, ai është njëkohësisht më i madhi i zbuluar ndonjëherë nga minatorët australianë dhe njëkohësisht i 27 në botë për nga madhësia.