Ja sa do kushtojë një pako cigare deri në vitin 2020

Në përpjekje për të ndaluar përhapjen e kancerit, po mendohet shtrenjtimi i duhanit.

Lajme

30/05/2016 14:47

Sipas raportit të “Taskforcës së Pavarur Kundër Kancerit”, çmimet për një pako duhan, që zakonisht kushtojnë rreth 12 euro në tregjet Evropiane, deri në vitin 2020 do të ngrihet dukshëm.

Duke u koncentruar në parandalim, me anë të këtij projekti, ekspertët po mendojnë se do të shpëtojnë nga tridhjetëmijë jetë në vit,transmeton Telegrafi.

Sipas hulumtuesve, shtrenjtimi i duhanit do t’i largoi përdoruesit e rinj, që nuk kanë të ardhura të rregullta.

Përpos kësaj, mendohet se pakohet e shtrenjta, që do të fillojnë më çmime mbi 20 euro, do të prekin edhe xhepat e përdoruesve, të cilët do të konsiderojnë lënien e shprehisë së tymosjes.