Ja sa kohë para gjumit duhet të pini kafenë e fundit

E vërteta e kohës ideale të kafes së fundit të ditës, varet nga personi. Jo të gjithë vuajnë nga pagjumësia që të shkakton kafja, në ndryshim me të tjerë.

Lifestyle

07/02/2016 01:42

Sasia e kohës që rekomandohet të shmanget kafeina nuk është normative, pasi asnjë njeri  nuk reagon njësoj ndaj kafeinës.

Megjithatë një zgjedhje e mirë është që të mos pini një pije me kafeinë 6 orë para gjumit. Konsumimi i saj para gjumit ka aq rëndësi për ju sa edhe sasia e filxhanëve të kafes që merrni çdo ditë.

Por nëse kufiri normal prej 1-2 filxhanësh në ditë kapërcehet, atëherë në trupin tonë nisin të shfaqen disa efekte anësore negative.

Të pirit shumë kafe, paraqet tendencën e shfaqjes së  njollave të errëta mbi dhëmbët e parë. Kjo pasi kafja dëmton smaltin e tyre.

Nivelet e larta të kafeinës mund të çojnë edhe në rritjen e ritmit të të rrahurave të zemrës, çka shkakton edhe pagjumësi. Kjo është deklaruar nga një studim i Universitetit të Modenas dhe Reggio Emilias, sipas të cilit, ky është shkak për të mos e tepruar me të./shekulli