Ja sa kalori digjni kur bëni punët e shtëpisë

Djegia e një sasisë të konsiderueshme kalorish teksa bëni punët e shtëpisë mund të jetë motivimi i duhur për ju, nëse ngurroni të pastroni.

Lifestyle

14/01/2017 16:53

Shërbimi i përmirësimit të shtëpisë “Plentific”, liston numrin e kalorive që digjni çdo orë bazuar në një peshë të rrituri prej 68 kg.

1-Shkundja ose nderja e rrobave  – 171 kalori për orë.

2-Fshirja me fshesë – 269 kalori, që do të thotë që nëse fshini për 30 minuta digjni 135 kalori.

3-Lëvizja e mobilieve – 408 kalori, të barazvlefshme me sasinë që do të digjnit nëse do të luanit për 30 minuta tenis.

4- Kopshtaria – 339 kalori

5-Lyerja e një dhome – 306 kalori

Duke qenë se është një punë që zgjat zakonisht rreth katër orë atëherë ju digjni 1200  kalori.