Ja sa janë temperaturat sonte në fshatin më të ftohtë në Tokë

Nëse mendoni se është ftohtë aty ku jeni për momentin, atëherë fshati Oymyakon në Rusi do t’jua ndryshojë mendjen.

Fun

13/01/2017 01:21

Me një temperaturë mesatare gjatë janarit prej -50C, nuk është çudi që ky vend cilësohet si vendi më i ftohtë në Tokë.

I njohur edhe si “Poli i të Ftohtit”, temperatura më e ftohtë që u shënua ndonjëherë në Oymyakon ishte -72.2C, transmeton Gazeta Express.

Eh nëse mendoni se sonte e keni ftohtë, në Oymyakon aktualisht temperaturat janë -42C.