Ja sa i madh është Ronaldo (Foto)

Ylli i Real Madridit, Cristiano Ronaldo, ia plotësoi dëshirën një vajze që kishte hyrë në fushë për ta takuar atë, dhe madje i bëri me shenjë stafit të sigurimit që mos të ndërhynte ndaj saj.

Sport

27/11/2014 09:17

Vizita e Real Madridit në Basel për ndeshjen e xhiros së pestë në kuadër të Ligës së Kampionëve ka zgjuar interesim të madh.

Andaj, nuk është për t’u çuditur se pati të atillë që shfrytëzuan rastin të hyjnë në fushë për të takuar ndonjërin prej idhujve të tyre.

Një vajzë nuk i rezistoi dot mundësisë së takimit me Cristiano Ronaldon dhe me një shall me emrin e portugezit, hyri në fushë dhe iu afrua atij.

Derisa stafi i sigurimit u vë pas saj në përpjekje për ta larguar nga fusha, Ronaldo u bëri me shenjë se gjithçka ishte në rregull dhe ia plotësoi dëshirën tifozes së tij.

Një gjest i denjë për një kampion të madh si Ronaldo.