Ja sa herë duhet të bëni seks që të jeni të lumtur

Një studim shokues ka dalë në një përfundim se sa herë në javë duhet të kemi marrëdhënie seksuale në mënyrë që të jemi të lumtur, dhe rezultati nuk është ai që prisni ju, aspak.

Lifestyle

18/11/2015 23:43

Gjetjet sfidojnë nocionin popullor se kur është fjala për seksin, sa më shumë që të keni marrëdhënie, aq më mirë është.

Hulumtimet tregojnë se çiftet që janë të lumtur, kanë marrëdhënie seksuale vetëm një herë në javë, raporton “Mirror”.

Ky përfundim vjen nga hulumtimi i kryer nga Universiteti i Toronto-Misisauga në Kanada.

Shkencëtarët kanë analizuar të dhënat e mbledhura në tre pikë kohore mbi 14 vjet nga më shumë se 2.400 çifte të martuara në SHBA.

Një nga doktorët shkencëtarë tha: “Gjetjet tona kanë qenë konsistente për burrat dhe gratë, të rinjtë dhe të moshuarit, si dhe çiftet që kishin qenë të martuar për disa vjet apo dekada të tëra.”

Një tjetër studim nga të njëjtat studiuesit sugjeruan se seksi është i lidhur më fort me lumturinë se sa paratë./lajmi.net