Ja sa goditje i janë dashur Ronaldos për golin e parë në La Liga

Cristiano Ronaldo me një gol në minutën e 85’, i ka dhënë fitoren 1:2 Real Madridit në udhëtim te Getafe.

Sport

15/10/2017 17:25

Portugezit si asnjëherë më parë, i është nevojitur xhiroja e tetë për golin e parë në La Liga këtë edicion.

Sanksionet në fillim të sezonit dhe forma jo e mirë pas kthimit, kanë bërë që ai të presë deri në mes të tetorit për golin e parë.

Për të arritur këtë gol shumë të rëndësishëm si për Realin ashtu edhe për Ronaldon në aspektin individual, atij i janë dashur të tentojë 28 herë në katër ndeshjet e fundit./Lajmi.net/