Ja sa gjatë pritet t’i mungojë Liverpoolit Coutinho

Philippe Coutinho u lëndua në fitoren e Liverpoolit 2-0 ndaj Sunderlandit.

Sport

27/11/2016 20:11

Sipas Mirror, braziliani pritet të kthehet për Reds në javën e fundit të dhjetorit.

24-vjeçari u lëndua në kyçin e këmbës, e gjitha kjo pasi lojtari kundërshtar Didier Ndong në tentim për të larguar topin e goditi fuqishëm këmbën e yllit të Liverpoolit.

Skanimi nga doktorët e skuadrës do të bëhet nesër ( e hënë) dhe të gjithë shpresojnë që dëmtimi të jetë sa më i lehtë.Përveç Coutinhos, te skuadra e Jurgen Klopp të lënduar janë edhe Adam Lallana, Daniel Sturridge dhe Roberto Firmino.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.