Ja sa e sigurtë është heqja e qimeve me lazer

Depilimi me brisk, me dyll apo me çfarëdo lloj metode tjetër, nuk është aq efektiv sa ai me lazer!

Lifestyle

27/02/2018 14:00

Megjithatë femrat i frikësohen kësaj metode, duke menduar, se ky i fundit është i dëmshëm. Kjo metodë e teknologjisë së lartë përdor dritën për të “shkatërruar” folikulën e qimes duke e lënë lëkurën të pastër dhe pa pika të zeza nën lëkurë. Të gjitha pyetjet tuaja do të marrin përgjigjie më poshtë

1. Si funksionon heqja e qimeve me lazer?
Çdo shërbim me fjalën “lazer” mund të duket frikësuese, por në të vërtetë është shumë e thjeshtë. “Energjia nga lazeri kap pigmentin në gjëndrën e qimes, duke shkatërruar në rrënjë”, shpjegon dermatologu i Neë Yorkut Dr. Margarita Lolis. Sapo rrënja të shkatërrohet, nuk mund të dalin më qime.

2. Lloji i lazerit sipas tipit të lëkurës
Sipas Rachel Sharoff, estetist i licencuar në Skintology Skin and Laser Center
Dioda është shumë efektive si për lëkurat e bardha ashtu dhe ato zeshkane.
Alexandrite: Ky lazer është më i shpejti i të gjitha llojeve të lazerit dhe funksionon më mirë për trajtimin e zonave më të mëdha të trupit (rekomandohet më shumë për bjondet)
Nd: YAG: Ky lazer me impuls të gjatë mund të përdoret në mënyrë të sigurtë tek të gjitha llojet e lëkurës, duke përfshirë lëkurën e nxirë . Është më pak efektive për qimet e holla dhe bjonde.

3. Ndonëse lazeri mund të funksionojë në çdo pjesë të trupit, është veçanërisht i efektshëm në zonën e bikini, mjekra dhe sqetullat.

4. Kush janë kandidatët më të mirë për heqjen e qimeve me lazer?
Kjo teknologji e avancuar është më efektive tek qimet e errëta dhe lëkurat e bardha. Lazeri tërhiqet nga pigmenti, ose ngjyra, në rrënjën e qimeve. Megjithatë kur qimet janë të dendura (jo të holla ) mund të dalin sërish për shkak të ndryshimeve hormonale.

5.Shumica e antibiotikëve mund të jenë fotosensitive, kështu që nëse keni një infeksion, bëni mirë ta shtyni trajtimin tuaj disa javë.Nëse nuk jeni i sigurt nëse mjekimi juaj mund të ndikojë negativisht në trajtimin e heqjes së qimeve me lazer, këshillohuni me mjekun tuaj paraprakisht.

6. Shumica e klientëve kanë nevojë për gjashtë deri në tetë trajtime për heqjen totale të qimeve.

7. “Një nga gabimet më të mëdha që bëjnë njerëzit ështa shmangia, shtyrja apo lënia e takimeve përgjysmë. “Pasi rritja e qimeve ngadalësohet, pacientët nuk i ndjekin më seancat .” Nëse vërtet dëshironi që trajtimi juaj të jetë efektiv, dëgjoni mjekun tuaj, ai e di mirë se kur ju keni mbaruar trajtimin.

8. Ndjesia që do të përjetoni gjatë trajtimit me lazet është si picmik i lehtë dhe pak djegie.

9. Mos e shtyni takimin për shkak të ciklit menstrual ! Nuk ndikon aspak në trajtim COSMOPOLITAN/LIVING