Ja sa duhet të paguajnë Reali dhe United për Vidalin

Sipas raporteve më të fundit të bërë nga mediat angleze, mësojmë se Juventusi kërkon hiq më pak se 60 milionë euro, për shërbimet e mesfushorit, Arturo Vidal.

Sport

20/10/2014 12:15

E përditshmja angleze, Daily Express ka mësuar se skuadra e Juventusit kërkon plotë 60 milionë euro për shërbimet e Arturo Vidalit.

Real Madridi është skuadra që ka shprehur interes për të siguruar shërbimet e Vidalit për një kohë të gjatë. Disa herë është raportuar se Los Blancos kanë ofruar 50 milionë euro për shërbimet e tij, edhe pse një gjë e tillë nuk është zyrtarizuar nga krerët e skuadrës.

Manchester United është një tjetër skuadër që është interesuar për shërbimet e Vidalit. Një shkëmbim i tij me Matën është poteza që është përmendur shpesh nëpër media kohëve të fundit.