Ja sa do të suspendohen lojtarët që u përleshen në ndeshjen Rockets – Lakers
NBA ka bërë të ditur për masat që ka ndërmarrë për lojtarët që u përfshinë në përleshjen e madhe që ndodhi në ndeshjen Houston Rockets – La Lakers.
Sport
“Rolin kryesorë” në këtë përleshje e patën Rajon Rondo dhe Chris Paul, megjithëse është një lojtar tjetër që ka pësuar më shumë, transmeton lajmi.net.
Sipas Adrian Wojnaroëski, NBA ka kumtuar këtë vendim:
Brandon Ingram do të suspendohet me katër ndeshje, pasi ishte ai që nxiti gjithçka.
Rondo do të suspendohet me tri ndeshje për goditjen që i dha Paulit.
Kurse Paul suspendohet me vetëm dy ndeshje, pasi i futi gishtin në sy Rondos.
Padyshim se Rondo dhe Ingram do të jenë mungesë e madhe për skuadrën e Lakers. /Lajmi.net/