Ja sa ditë pushim vjetor ju duhen!

Kohë më parë një hulumtim i bërë ka treguar se sa në të vërtetë kohë u duhet njerëzve që të pushojnë dhe të kthehen në punë të relaksuar nga pushimi vjetor dhe të përgatitur për fitore të reja në punë.

Lifestyle

02/08/2016 10:43

Tri javë të pushimit vjetor u nevojiten njerëzve që të arrijnë të pushojnë dhe të harrojnë të gjitha obligimet në punë, e që pastaj të kthehen në punë të freskët.

Hulumtimi i bërë ka treguar se tek në javën e tretë të pushimit njerëzit ndjehen të çlodhur dhe të pushuar.

Mirëpo, studimi në të njëjtën kohë ka treguar që njerëzit shumë shpesh gabojnë pas pushimit vjetor, respektivisht e teprojnë me obligime të cilat nuk i lejojnë që deri në fund të kënaqen, gjë e cila u shkakton atyre stres shtesë dhe ngarkesë.

Edhe pse njerëzit gjatë vitit u gëzohen mu ditëve të pushimeve, duket që tek shumica nuk është ashtu sikur e kanë menduar. Në fakt, shumë persona nuk arrijnë që të organizohen në drejtim të pushimit, por në mënyrë konstante i grumbullojnë vetes obligime, për shkak të të cilave nuk arrijnë kurrë që të relaksohen.

Mirëpo, kërkimi ka treguar që njerëzve u mjaftojnë tri javë pushimi në vit, përderisa numri ideal i ditëve të lira arrin deri në pesë javë. Dhe tek atëherë njerëzit janë me të vërtetë të përgatitur psiqikisht për punë dhe fitore të reja.