Ja receta e pijes kundër lodhjes që përdorë Jennifer Lopez

Përveç që kujdesen për pamjen e tyre, yjet e mëdha në mënyrë të veçantë kujdesen për shëndetin. Një prej tyre është ylli i muzikës pop, Jennifer Lopez.

ShowBiz

23/03/2017 08:21

Ajo ka zbuluar recetën për energji të cilën e merr sa herë që ndjehet e dërmuar.

Fjala është për një përzierje që përbëhet nga bananet, qumështi, spinaqi, orizi, gjalpi, proteinat pluhur dhe gjalpa nga luledielli.

“Me kalimin e kohës, kuptova se ajo që hamë nuk na jep jep fuqi të mjaftueshme. Ushqimin e njëjtë ua kam dhënë edhe fëmijëve. Mendova, a është kjo e mirë për ta? Unë kam qenë e gatshme që të provoj diçka të ndryshme. Kjo përzierje ka një shije të freskët, dhe me të bëni diçka të mirë për veten tuaj. Dallimi është i madh”, ka thënë Jennifer në një intervistë për “People”.

Gjithashtu, kjo përzierje mund të përdoret si një zëvendësim vakti, sepse përmban fibra, acide yndyrore omega-3 dhe proteina.