Ja reagimet që pasuan pas mbulimit të monumentit të Skënderbeut në Tiranë
Sot në Tiranë u mbulua statuja e Skënderbeut gjatë faljes së mëngjesit me rastin e Kurban Bajramit.
Lajme
Menjëherë pas kësaj, pati reagime të shumta, si nga krerë të shtetit, ashtu edhe nga të tjerët.
Kryeministri Edi Rama: Ata që qajnë e vajtojnë për “mbulimin” e Skënderbeut, janë ata që nuk donin Reformën në Drejtësi. Vetëm ajo e zgjidh këtë çështje dhe vendos fajtorët para ligjit. Kush ka qenë kundër reformës, nuk ka të drejtë të ankohet.
Erion Veliaj: Po ça t’u bëj unë mor lal. Dhe ekranet do më ndaloni tani? Po mi hoqët ata më mirë merrni çelësat e Bashkisë.
Ilir Meta: Si president i vendit, dënoj çdo përpjekje për cenimin e gurës së Skënderbeut, dhe po ashtu çdo përpjekje për të sulmuar komunitetin mysliman. Kjo çështje të gjykohet në Këshill Bashkiak të Tiranës dhe aty vendos LSI.
Zëvendëskryeministrja Mesi: Në paragran e gjashtë të amanetit të Skënderbeut, thuhet se kur të vijë Rilindja e dytë dhe të lejohen myslimanët me u fal në shesh, ai ka lënë amanet me ju mbulu sytë, se nuk i sheh dot ashtu, pasi mendon se po i kërkojnë mos t’ua prej kryt. Skënderbeu ishte njeri paqësor.
Lulzim Basha: Kur isha unë kryetar bashkie, e dija këtë rrezik, ndaj e ktheva sheshin në fushë me bar, që të kulloste kali i Skënderbeut. Tani ju ka zënë mallkimi im, dhe do ta vuani.
Vangjel Dule: Skënderbeu është heroi i Epirit. Emri i tij është Jorgo. Kjo pranohet nga gjithë historianët. Edi Rama po i prish djalit te tij pronat në Himarë, të cilat i trashëgon familja snike Nerënxllari, pasardhëse e Jorgos Kastriotis. Qeveria greke nuk ka për të ndenjur duarkryq për këtë. Nuk ka integrim në Europë, pa hequr dorë nga pronat e Skënderebut në Himarë, që i përkasin familjes Nerënxllari.
Shpëtim Idrizi: Skënderbeu është gurë e madhe historike Ai kishte dhe emrin Gjergj, dhe emrin Skënder. Sot ai e kishte Skënder.
Skënder Bruça, kryetar i Komunitetit Mysliman: Sikurse dihet, unë dhe Skënderbeu kemi të njëjtin emër. Skënder ai, Skënder unë. Siç duket dhe në foto, unë kam folur në krah të Skënderbeut. Pamja ime para syve ishin besimtarët e ulur në gjunjë. Unë dhe Skënderbeu ishim përballë tyre. Për ta pasur mendjen tek unë dhe jo tek Skënderbeu, një pjese të besimtarëve, ua mbulova pamjen. Pjesa tjetër më shihte edhe mua, edhe Skënderbeun, por unë isha para Skënderbeut.