Ja pse Vinicius Junior e refuzoi Barcën për Realin

Këto ditë është zyrtarizuar transferimi i talentit Vincius Junior te Real Madrid.

Sport

25/05/2017 22:47

16 vjeçari ka pranuar ofertën e Real Madrid, për të nisur një karrierë të madhe te skuadra kampione e La Ligas.

“Pele” i ri që aktualisht është pjesë e Flamengo, ka refuzuar Barcelonën, për t’iu bashkuar Real Madridit.

Këtë e ka konfirmuar një përfaqësues i lojtarit në një intervistë për ‘Globoesporte’.

Frederico Pena në këtë intervistë ka zbuluar detaje të nënshkrimit të Vinicius me skuadrën mbretërore.

“Propozimi ekonomik i Barcelonës ka qenë superior ndaj Real Madridit”, ka deklaruar ai.

“Por si kemi arritur marrëveshje ne me Realin? Ishte dëshira e lojtarit, që ka pëlqyer projektin e Real Madridit, dhe për ne kishte rendësi zgjedhja e lojtarit”./Lajmi.net/