Ja pse vera është stina ideale për çifte

Pothuajse gjatë vitit jeni të ngarkuar me punë dhe nuk arrini të gjeni pak kohë për pushime me të dashurin tuaj, me të cilin ju duket se po kaloni pak kohë.

Lifestyle

31/07/2016 08:51

Vera është stina ideale, gjatë së cilës mund të rinovosh marrëdhënien me partnerin.

Ja disa nga gjërat që mund të bëni për të krijuar një lidhje akoma më të fuqishme.

Surprizë gjatë udhëtimit – Bëj një përgatitje të vogël para se të niseni me pushime. Pse nuk përgatit një USB me këngët e tij të preferuara, ose këngët tuaja të preferuara? Udhëtimi gjatë destinacionit do të jetë shumë i bukur kur kujtime nga momentet tuaja do iu hidhen para sysh. Kaloni bukur bashkë, këndoni me zë të lartë. Fundja, me pushime po shkoni.

Kujto arsyet që të bënë të dashuroheshe me të – Duke e parë, mos vërë re atë që është duke bërë për momentin, por kujto atë që ka bërë gjatë takimit tuaj të parë, gjatë puthjes së parë etj. Monotonia është kurth për të dy, nuk ke pse inatosesh me sjelljen e tij. Mendo që ndoshta edhe ai mendon te njëjtën gjë për ty.

Rinovohu – E shikoni njëri-tjetrin nga mëngjesi në darkë, në çdo çast, në të mira e të këqija. Figura e femrës me të cilën u dashurua “zbehet” pak, sidomos kur të shikon në kushte shtëpie. Ndaj gjatë pushimeve, merr me vete një fustan që nuk ta ka parë më parë, ose një set të brendshmesh seksi, që do të nxjerrin në pah anën tënde femërore me të cilën ai është dashuruar.

Dilni në takim – Por mos bisedoni gjëra nga përditshmëria dhe njerëzit e tjerë, flisni vetëm për vete. Thoni njëri-tjetrin ato që ndieni, si të ishte hera e parë që takoheshit. Lere të të prekë dhe të flirtojë me ty, bëj të njëjtën gjë dhe ti.

Qëndroni për pak të ndarë – Edhe nëse shkoni për pushime me persona të tjerë, nuk është keq. Madje do ju bëjë mirë. Do të të mungojë, do t’i mungosh, por s’ka problem. Kur të riktheheni do keni më shumë gjëra për t’i treguar njëri-tjetrit. Mos e ki frikë largësinë.